
Karim Adeyemi në verë pritet të largohet nga Dortmundi për ta vazhduar karrierën në futbollin anglez.
Adeyemi ka pezulluar negociatat me Dortmundin për rinovimin e kontratës, duke nënkuptuar se e ardhmja e tij në futbollin gjerman po shkon drejt përfundimit.
E ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë, me Manchester United dhe Chelsean që kanë shprehur interesim për të.
Profili i 24-vjeçarit pëlqehet shumë nga trajneri Michael Carrick që e sheh si një përforcim të rëndësishëm për edicionin e ardhshëm.
Aftësia e tij për të luajtur në të dy krahët e sulmit e bën Adeyemin një lojtar shumë tërheqës për “Djajtë e Kuq”.
Në anën tjetër, Chelsea në verë synon të bëjë një transformim të skuadrës dhe e shohin gjermanin si idealin për të përforcuar krahët e repartit ofanziv.
Dortmundi shpenzoi 30 milionë euro për ta sjellë Adeyemin nga Salzburgu në vitin 2022.
Këtë edicion ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tre asistime në 22 paraqitje në Bundesliga.
Vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro dhe kontrata e tij me Dortmundin skadon në vitin 2027.