Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kastrati e quan Vuçiqin malok: Po mendon ende që është në veri te “Cervena zvezda”

Gazeta10
25 April 2023 - 21:10

Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati e ka quajtur qeverinë e Kosovës të paaftë e amatore për zgjedhjet e mbajtura në katër komunat në veri.

Kastrati në Politiko tha se pas këtyre zgjedhjeve veriu i Kosovës shkon në kontroll totale të Serbisë dhe grupeve që i ka brenda veriut, shkruan Gazeta10.

Kastrati tutje tha se me veperimet e fundit, institucionet e Kosovës para takimit të 2 majit në Bruksel, i bën favor presidentit serb, Vuçiq që sipas tij, ende mendon që është te ekipi i futbollit “Cerna zvezda.

“Ne në Komisionin që e mbikqyrë AKI-në kemi informacione se cka ka atje, çfarë grupe njerëzsh e çfarë organizmeve ka etj. Tash po ja bën një favor Vuçiqit me dal me këtë retorikën e vet bajate, të një maloku që hala po menon që është në pjesën e veriut të Cerna zvezdes. Jo Kosova është okupim, e jo do ta çlirojmë.”, tha tutje Kastrati në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.