Sport

Katër ditë nga ndeshja, Ballkani ende nuk e di se ku do të luajë ndaj Ludogoretsit

Gazeta10
06 Korrik 2023 - 17:09

Kampioni i Kosovës, Ballkani javën e ardhshme, saktësisht më 11 korrik do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve ndaj Ludogoretsit.

Ndonëse kjo përballje luhet javën e ardhshme, ende nuk dihet se cili stadium do të mirëpres këtë përballje.

Kjo për shkak se UEFA është duke e inspektuar stadiumin “Fadil Vokrri”, për shkak të gjendjes së rënduar pas ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë e cila u luajt më 16 qershor.

Lidhur më këtë çështje ka reaguar edhe klubi nga Suhareka, ku kanë deklaruar se fakti që ende nuk është vnedosur se në cilin stadium do të luhet kjo ndeshjes po u shkakton atyre një ngarkesë psikologjike të panvojshme.

“4 ditë kanë mbetur deri te data e zhvillimit të ndeshjes më të madhe shtetërore për klube, në nivelin më të lartë të mundshëm, siç është Liga e Kampionëve, e ne ende e kemi të turbullt se ku do të luhet ai duel kualifikues. Ne si klub, kemi arritur të shkruajmë histori ndërkombëtare, duke u futur në mesin e skuadrave që luajnë në nivele të larta evropiane, kurse sot pa kaluar një vit i plotë, ne të njëjtit me të cilët u krenuan të gjithë, nuk kemi informacion se ku do ta zhvillojmë ndeshjen eliminatore të UEFA Champions League, ose mbase një pyetje tjetër, a do ta zhvillojmë fare? Kosova ka nevojë për infrastrukturë, lojtarët tanë kanë nevojë për qetësi para këtyre dueleve të mëdha, jo stres e turp karshi homologëve të tyre nëpër skuadra evropiane”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e klubit.

UEFA propozuar që ndeshjet e garat ndërkombëtare të zhvillohen në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, teksa ende nuk është marrë asnjë vendim zyrtar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.