Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë zhvilluar ndeshje mjaft të mira me skaudrat e tyre rrespektive gjatë këtij vikendi, raporton Gazeta10.
Vedat Muriqi ka vazhduar përsëri me formë të mirë me skaudrën e Mallorcas në La Liga.
Sulmuesi nga Prizreni arriti të realizoj gol në ndeshjen që skuadra e tij e luajti kundër Espanyolit.
Ky ishte goli i gjashtë këtë sezon për Muriqin në elitën e futbollit spanjoll.
Jetmir Topalli në këtë fundjavë arriti të shënoj dy gola kundër gjigantit turk, Fenerbahçe.
Topalli përkundër paraqitjes së tij fantastike nuk arriti të siguroj pikë skuadrës së tij Istanbulspor në këtë ballafaqim.
Sulmuesi tjetër i Kosovës, Emir Sahiti, arriti të realizoj për skaudrën e tij Hajduk Split, në ndeshjen kundër Lokomotivës së Zagrebit.
Milot Rashica ka arritur të lënë gjurmë për skaudrën e tij Galatasaray, në sfidën ndaj Fatih Karagumurk.
26-vjeçari arriti të dhuroj një asistim në këtë ndeshje.
Leart Paqarada dhe Betim Fazliji poashtu kishin paraqitje mjaft të mira me ekipin e tyre, St.Pauli dhe ishin pjesë e formacionit të javës në Bundesliga 2. /Gazeta10/