
Katër persona janë arrestuar në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje familjare, gjatë së cilës dyshohet se kanë sulmuar dhe kanosur njëri-tjetrin.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 19:00, në rrugën “Apollonia” në Prishtinë.
Si pasojë e përleshjes, një person i gjinisë femërore ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy prej të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë automatike me një karikator dhe 59 fishekë, një pushkë ajrore si dhe një antiplumb taktik.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet për veprat penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, kanosje, sulm dhe asgjësim apo dëmtim të pronës. /Gazeta Express
Raporti i plotë:
Rr. Apollonia, Prishtinë 18.07.2026-19:00. Janë arrestuar katër të dyshuar m/k, pasi që pas një mosmarrëveshje familjare janë sulmuar dhe kanosur në mes vete. Si pasoj, një f/k ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë automatike me një karikator dhe 59 fishek, një pushke ajrore dhe një antiplumb taktik. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.