
Xhudisti Shpati Zekaj e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Botërore që po mbahet në Sarajevë.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Toni Kuka.
Për medaljen e bronztë, Zekaj e mposhti me Ippon, Pierre Edererin nga Gjermania.
Shpati në xhiron e parë mposhti me 2 Wazaari, Denis Bakanovin nga Rusia.
Në çerekfinale humbi me Yuko nga Boris Georgiev nga Bullgaria.
Ndërsa në repasazh mposhti garuesin serb, Aleksandar Stojkov.