Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Katër vetura u raportuan të vjedhura dje

Gazeta10
18 June 2023 - 9:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve janë raportuar katër vetura të vjedhura nga hajdutët në tërë vendin.

Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se dy vetura janë vjedhur në të njëjtin vend në Obiliq, ndërsa një në Podujevë dhe një në Lipjan.

Njoftimi i plotë i policisë:

·         Rr. Washington, Obiliq 17.06.2023 – 06:55. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur ia kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

·         Rr. Washington, Obiliq 17.06.2023 – 10:19. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur ia kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

·         Lluzhan, Podujevë 14.06.2023-06:30. Me 17.06.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të pa njohur ia kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

·         Rr. Sadik Shala, Lipjan  17.06.2023 – 07:35. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur ia kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.