Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Katër vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

Gazeta10
14 December 2022 - 9:56

Sot bëhen katër vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Kuvendi i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim me 14 dhjetor të vitit 2018 kishte miratuar tri ligjet që e kanë ndryshuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, pa iu ndërruar emri.

Ligjet që ishin miratuar kanë qenë: Projekligji për Ministrisë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projekligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës nuk kishin marrë pjesë dhe e kishin kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.