Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Katër zyrtarë të FFK-së intervistohen nga policia për keqpërdorim të buxhetit

Gazeta10
04 April 2023 - 15:54

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, të martën kanë intervistuar katër zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët dyshohen për keqpërdorim të buxhetit të këtij institucioni.

Katër personat e dyshuar, dyshohet se kanë keqpërdorur autorizimet e tyre me qëllim që personit të huaj ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture.

Andaj si rezultat i hetimeve të realizuara nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, dyshohet se vetura e lartcekur në mënyrë të kundërligjshme është përvetësuar dhe regjistruar në emër të personit privat në FFK, andaj e njëjta është sekuestruar.

Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ditë më parë, edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi ishte dyshuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit” dhe “shmangie nga tatimi” dhe për këtë aktakuzë, atij iu caktua masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.