
“Nata e Zjarreve”, manifestimi tradicional që mbahet çdo vit në mbyllje të Epopesë së UÇK-së për të kujtuar sakrificën e familjes Jashari për çlirimin e vendit, këtë vit u mbajt edhe në Prishtinë.
Kazerma në Prishtinë e cila edhe mban emrin e komandantit legjendar, Adem Jashari, ndezi flakadanin e lirisë kushtuar flijimit të familjes Jashari për atdhe dhe Epopesë së UÇK-së.
Aktualisht në Prekazin e heroizmit, në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe rënies heroike të familjes Jashari ka nisur manifestimi tradicional i ndezjes së flakadanëve e cila njihet si “Nata e Zjarreve”.
Atje po marrin pjesë shumë qytetarë, figura politike si dhe anëtarët e familjes Jashari./Gazeta10

