Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

KB Prishtina transferon qendrën amerikane, Brooks DeBisschop

Gazeta10
10 November 2022 - 18:13

Klubi basketbollistik Prishtina ka njoftuar transferimin më të ri në kampin ‘Bardhekaltër’.

Qendra amerikane, Brooks DeBisschop, është përforcimi më i ri i skuadrës nga kryeqyteti, raporton Gazeta10.

DeBisschop është zhvilluar si basketbollist në kolegjet e SHBA-ve ku ka luajtur për ekipin Northern Arizona.

Karrierën profesionale, baksetbollisti amerikan e ka zhvilluar kryesisht në Europë, ku ka luajtur në ligat elitare të Bjellorusisë dhe Gjermanisë.

Së fundmi ai ishte pjesë e ekipit amerikan Astros, ku kishte pasur një mesatare prej 8.5 pikë, 8.1 kërcime, 1.4 asiste për ndeshje.

Prishtina këtë sezon në elitën e basketbollit kosovar ka pesë fitore e katër humbje dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.