Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

KB Trepça me veprim human për të prekurit nga vërshimet

Gazeta10
26 January 2023 - 17:49

KB Trepça ka njoftuar se të gjitha të hyrat nga shitja e biletave për ndeshjen me KB Golden Eagle Ylli do të destinohen për riparimin e shtëpive të dëmtuara nga vërshimet.

Këtë njoftim KB Trepça e ka bërë në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Gazeta10.

“Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave për ndeshjen KB Trepça vs KB Golden Eagle Ylli do të destinohen për riparimin e shtëpive të dëmtuara”.

Kujtojmë se si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut gjatë javës së kaluar, ka pasur vërshime në Mitrovicë dhe në disa komuna të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.