Gazeta10

KEDS ndërton linjën e re mbi 60 km në Gjakovë, përfitojnë rreth 10 mijë qytetarë

Dalja e Cermjanit që derivon nga qendra e qytetit të Gjakovës e shkon në drejtim të fshatrave malore që degëzohen në njërën anë në drejtim të Deçanit e në anën tjetër në drejtim të Klinës, tashmë është ndërtuar thuajse komplet e re.

Ky projekt përbëhet prej tre largpërçuesve-atij të Cermjanit, Becit dhe Erenikut. Të tri këto dalje janë shkrirë në një dalje të vetme dhe mbarojnë në fshatin Kralan të Gjakovës.

Kjo linjë është mbi 60 km e gjatë, përderisa 24 kilometra do të jetë nëntokësore. Në linjën nëntokësore, përskaj magjistrales Gjakovë- Prishtinë tashmë pusetat dhe elementet e tjera janë vendosur.

Nga aty ndahet degëzimi në Lugbunar që është rrjet ajror, në anën e kundërt të Aeroportit të Gjakovës, që zë shtat po në këtë fshat.  

Përgjatë këtij segmenti, tashmë gjarpërojnë në një reliev kodrinoro-malor 817 shtylla të reja betoni dhe përçues të rinj elektrikë. Janë në ndërrim e sipër gjithashtu plot 36 trafostacione.

Zbukurimin e agut të pranverës në këtë pjesë të Kosovës e rritë edhe infrastruktura e re elektrike. Kjo infrastrukturë vazhdon nëpër Cermjan përbri liqenit të Radoniqit në drejtim të fshatrave që lidhin Gjakovën me Deçanin. Madhështinë e kësaj infratrukture të re ia rrit maja më e lartë e Kosovës, ajo e Gjeravicës që gjendet përballë, teksa e zë relievin e mbuluar me borë në lartësinë e saj, pamje e cila të del përballë në përfundim të kësaj linje, që është ndër më të gjatat në vend.

Ky projekt madhor, i cili kap vlerën prej afër dy milionë eurosh, ka filluar në vitin 2021 dhe do të mbarojë së shpejti. Prej tij përfitojnë më shumë se 2400 konsumatorë ose rreth 10 mijë qytetarë të asaj ane, duke pasur një rrjet të qëndrueshëm dhe furnizim stabil me energji elektrike.

Krahas këtij projekti, KEDS po kryen në të njëjtën kohë edhe projekte e investime të tjera në tërë territorin e Kosovës.

KEDS është dhe mbetet i përkushtuar që të gjithë konsumatorëve t’u sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike./Gazeta10

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut