Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kelmendi për vizitën në Hagë: Duhet ti tregojmë botës se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër

Gazeta10
26 October 2022 - 23:07

Ditë më parë, xhudistja më e sukseshme nga Kosova, Majlinda Kelmendi së bashku me trajnerin Driton Kuka qëndruan në Holandë saktësisht në qytetin e Hagës.

Me këtë rast, ata vizituan edhe ish-krerët e shtetit që momentalisht janë duke u gjykuar nga Gjykata Speciale.

Për kët moment foli vet Majlinda në emisionin Prime Time në Kanal10.

“Vizita ka qenë e mirë. Është nder për mu dhe kënaqësi kur kam mundësi me i taku ushtarët e UÇK-së, dhe kam kalu shumë mirë. Shumë njerëz po më pyesin se si ishin dhe si janë me shëndet, po shfrytëzoj rastin që me tregu se janë mirë me shëndet janë me disponim të mirë. Edhe ata si ne po shpresojnë që kjo ka me u mbyll ashtu siç duhet edhe që me i tregu botës që lufta ka qenë e pastër”, tha Kelmendi./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.