Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këmbësorja goditet nga motoçikleta në Prishtinë

Gazeta10
23 March 2026 - 19:28

Një këmbësore është goditur nga një motoçikletë sot në Prishtinë.

Saktësisht rasti ka ndodhur në rrugën e UÇK-së.

Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytet.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën UÇK në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha ai./KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.