Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Këngë e tmerrshme”, ish-ministri i Shqipërisë kundër lëshimit të këngës “Mora fjalë” në “Air Albania”

Gazeta10
21 November 2023 - 18:47

Ish-Ministri i Drejtësisë dhe juristi Ylli Manjani nga Shqipëria, ka kritikuar ashpër këngën “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës.

Për shqiptarët kënga “Mora Fjalë” është shumë e dashur e sidomos kur ka ndeshje futbolli, por për ish ministrin, Manjani kjo këngë është e tmerrshme.

“Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Është një këngë e tmerrshme, çohu Adem, pa lidhje, s’ka lidhje, zero”, është shprehur Manjani.

“Por ama po ta thuash këtë publikisht, do të thotë që ti ke përdhosur historinë”, ka thënë Manjani, në një intervistë me GogoCast.

Më tutje ai ka kërkuar t’i shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit.

“Mund të më shpjegoje dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit? Pa lidhje”, kështu ka qenë reagimi i tij.

Rikujtojmë se Shkurte Fejza e këndoi këngën mora fjalë me 12 tetor të këtij viti në stadiumin ‘Air Albania’, derisa në Arenën Kombëtare pritej të zbarkonte Çekia.

@gogomojo_al #gogocast ♬ original sound – Gogo.al

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.