Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Keq e më keq për Ancelottin, ja sa kohë do të mungojnë Rodrygo e Vazquez

Gazeta10
11 Nëntor 2024 - 17:33

Carlo Ancelotti humbet Lucas Vázquez dhe Rodrygo për më shumë se një muaj. Stafi mjekësor i skuadrës madrilene ka dalur me raport mjekësor mëngjesin e sotëm.

Të dy lojtarët janë diagnostikuar me lëndime muskulore pas ndeshjes kundër Osasuna.

Rodrygo pësoi një dëmtim në rectus femoris të këmbës së majtë, ndërsa Lucas Vazquez ka një dëmtim në aduktorin e gjatë të së njëjtës këmbë.

Rodrygo do të ketë nevojë për pesë deri në gjashtë javë për t’u rikuperuar nga dëmtimi i tij ndërsa Vazquez për rreth 4 javë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.