Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kërkesat për favore/ Pantina pyet Pecin: A keni mesazhe të tilla edhe nga VV-ja si këto me Abazin?

Gazeta10
21 November 2024 - 21:23

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në emisionin “Politiko” në Kanal10, ia ka publikuar disa mesazhe Haki Abazit. Aty pretendon se Abazi i ka kërkuar punësime.

Lidhur me këto mesazhe, analistja Shqipe Pantina, e ka pyetur Pecin se a ka deputetë ose ministra të LVV-së që i kanë kërkuar favore dhe nuk po i publikon, pasi janë ende pjesë e Vetëvendosjes.

“Pyetja ime është a keni mesazhe të tilla edhe me anëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndoshta edhe nga Pacolli për shkak se ende janë në Vetëvendosje nuk po i bëni publike dhe ndoshta nesër nëse dikush del ndoshta mund ti bëni publike. Z. Abazi ndoshta ju ka shkruar sa ishte ende në Vetëvendosje se tash nuk e di a i keni ende raportet e tilla dhe nuk e di a guxon me me iu kërku favore, pra a ka edhe deputetë të tjerë që ju kërkojnë favore të tilla. Këtë e ka më shumë si dyshim ngase ju vërtet në fillim ishit ministër i suksesshëm dhe fakti që ju nuk jeni nga LVV por nga GUXO, a është kjo një përpjekje për të ju goditur edhe nga vetë LVV-ja, për me thënë se janë ministrat e LVV-së të sukseshshëm dhe jo të GUXO”, ka thënë Pantina. /Gazeta 10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.