Anthony Gordon përfundimisht do të qëndrojë te Newcastle United.
Sulmuesi anglez ishte i lidhur me një largim nga Newcastle, me Liverpoolin dhe Arsenalin që ishin të lidhur më një transferim të tij.
Gordon ka arritur marrëveshje me klubin anglez për një kontratë të re gjashtëvjeçare, teksa zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.
23-vjeçari erdhi te Newcastle United në janar të vitit 2023 nga Evertoni, për shumën e 45 milionë eurove.
Liverpooli në verë kishte ofruar rreth 100 milionë euro për Gordon, por në fund ai vendosi që të qëndrojë në “Saint James Park”.