Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kërkohet drejtësi për gratë e vrara (VIDEO)

Gazeta10
10 December 2022 - 19:25

Raporti:Arbenita Ilazi

Përmes një tubimi të mbajtur në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Avokati i Popullit dhe shoqëria civile kanë kërkuar nga institucionet që të përmbushin përgjegjësitë e tyre në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut. Gjatë tubimit u kërkua drejtësi edhe për gratë e vrara në Kosovë.

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Avokati i Pollit, Naim Qelaj dhe shoqëria civile kanë mbajtur një tubim para Teatrit Kombëtar të Kosovës me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”.

Me këtë rast, Qelaj tha se edhe përkundër progresit të arritur në respektim të drejtave të njeriut, gjendja vazhdon të jetë shqetësuese e sidomos sa i përket dhunës në familje, dhunës në baza gjinore, vrasjes së grave dhe rasteve të dhunimeve seksuale të vajzave

të mitur.

Ai kërkoi nga autoritetet që të përmbushin detyrimet dhe përgjegjësinë që ka shteti për masat që duhet ndërmarrur në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ndërsa, aktivistja e të drejtave të njeriut, Marigona Shabiu tha se përmes këtij tubimi kërkojnë drejtësi për gratë e vrara.

Në tubimin e së shtunës u ngritën kritika edhe sa i përket mosrespektimit të të drejtave të fëmijëve, e mungesës së kapaciteteve institucionale për mbikëqyrjen e sigurisë dhe shëndetit në punë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.