Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërkohet nga Qeveria të hap të dhënat e Fondit të Sigurisë

Gazeta10
12 January 2024 - 15:08

Organizatat jo-qeveritare të poshtëshënuara ftojnë Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencinë për Privatësi dhe Informacion që në pajtim me obligimet që dalin nga legjislacioni i aplikueshëm të hapin të dhënat që kanë të bëjnë me Fondin e Sigurisë, duke deklasifikuar këto informata.

Njoftimi i plotë:

Përmes vendimit nr.12/2022, ish-drejtori i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismajli, i kishte klasifikuar si “KONFIDENCIALE” të gjitha informatat në lidhje me “Fondin e Sigurisë”. Me 13 korrik 2023, z. Ahmet Ismajli është zgjedhur Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se “Mjetet qe mblidhen ne fondin e sigurisë janë donacione te dedikuara, që do të pranohen nga brenda dhe jashtë vendit nga individë dhe organizata, ku përveç tjerash tregohet gatishmëria dhe mobilizimi financiar mbarëkombëtar, faktin se këto mjete janë ekskluzivisht të dedikuara vetëm për Ministrinë e Mbrojtjes, dhe të njëjtat në procesin e shpenzimit janë të klasifikuara nga Ministria e Mbrojtjes si Organizatë Buxhetore, dhe bazuar në situatën aktuale të sigurisë, konstatohet se hapja e paautorizuar e këtyre të dhënave, veçanërisht shumës së tërësishme të mbledhur dhe numrin e kontribuesve, do të mund t’i dëmtonte interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës, në rrafshin rajonal dhe më gjerë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.