Gazeta10

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që aksidentoi për vdekje këmbësorin në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit Z.D, nën dyshimin për shkaktim të aksidentit në rrugën Gjilan-Preshevë, si pasojë e të cilit vdiq një këmbësor.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se Z.D, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri Z.D., më 29 Gusht 2024, rreth orës 15:10 minita, në rrugën Gjilan – Preshevë, më saktësisht në fshatin Velekincë, nga pakujdesia, ka rrezikuar trafikun publik, ashtu që duke drejtuar automjetin, ka vepruar në kundërshtim me dispozitën ligjore të nenit 50, të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që, duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit të tij dhe duke mos pasur kujdesin e duhur për këmbësorë, me pjesën e parë të automjetit e godet këmbësorin, tani të ndjerin R.Xh., i cili në momentin kritik po e kalonte rrugën, me ç’rast shkakton aksident me lëndime të natyrës vdekjeprurëse, i cili për shkak të lëndimeve të pësuara dërgohet për ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan dhe aty ndërron jetë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh. 

Kujtojmë se Sinjali mësoi se personi që mbeti i vdekur nga ky aksident ishte Ridvan Xhemaili, 37-vjeçar.

NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj
IMG_8586
Tre të vdekur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë