Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërkohet paraburgimi për të dyshuarin se ngacmoi seksualisht një të mitur në shkollë

Gazeta10
28 March 2025 - 15:48

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet D.Ll., i cili dyshohet për veprën penale të ngacmimit seksual.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri më 26 mars 2025, në Shkollën Fillore të Ulët “M.K.” në Gjakovë, ka ngacmuar seksualisht një të mitur, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruara verbale me natyrë seksuale.

Veprimet e tij dyshohet se i kanë cenuar dinjitetin të dëmtuarës dhe kanë krijuar një mjedis frikësues, degradues dhe poshtërues.

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj të pandehurit për veprën penale të ngacmimit seksual, sipas nenit 183, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./BetimipërDrejtësi

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.