Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërstiq i ashpër me Qeverinë dhe ambasadorët e QUINT-it për zgjedhjet në veri

Gazeta10
24 April 2023 - 21:09

I ashpër me qeverinë e Kosovës është treguar sonte gazetari serb nga veriu Branislav Kërstiq pas mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat e veriut me shumicë serbe.

Ai në PolitikoKanal10 tha se zgjedhjet e djshme ishin jo fer, jo demokratike dhe aspak legjitime.

Për këtë gazetari serb ka kritikuar qeverinë e Kosovës që sipas tij insistoi në mbajtjen e zgjedhjeve duke mos ofruar asgjë për komunitetin serbë në veri.

“Qeveria insiston për zgjedhjet, por asgjë s’ka ofruar për komunitetin serbë. Ne kemi qenë të kënaqur kur edhe votuesit shqiptar në veri kanë votuar në atë numër. Në këto zgjedhje dalja e tyre ishte dyfish më e madhe. Askush s’është fitues. Më së shumti kemi bumbë ne, ne shtetasit e Kosovës me nacionalitet serbë nga veriu”, tha tutje Kërstiq.   

Kërstiq nuk i ka kursyer kritikat as ndaj bashkësisë ndërkombëtare për mbështetjen e tyre që i dhanë këtyre zgjedhjeve duke ditur situatën aktuale të shantazhit e presionit nga Beogradi për të mos dalë në zgjedhje.

“Çka ka bërë pushteti për ata serbë në veri? Asgjë. Reagimet e ndërkombëtarëve, nga QUINT-at e bishtat e Brukselit po flas për ambasadorët në Prishtinë, të hënën e kaluar ata bën thirrje për zgjedhje. Escobar kur doli me deklaratën e tij që i mbështetë zgjedhjet? Nuk ekziston interesi brenda pushtetit të Kosovës për ardhmërinë e shtetit të Kosovës. Me zgjedhjet në veri kemi humbur të gjithë. Kemi humbur të gjithë ne qytetarët e zakonshëm.”, deklaroi tutje Kërstiq. /Gazeta10

https://youtu.be/UCxRcbPW_os

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.