Politiko

Kërstiq i kërkoi falje gruas së Kurtit, Gashi e pyet: Cili është motivi mbrapa kësaj deklarate?

Gazeta10
26 Nëntor 2024 - 21:09

Analisti politik, Blerim Gashi ka hedhur dyshime për motivin e deklaratës së gazetarit serb, Branislav Kërstiq, i cili të hënën deklaroi se gruaja e Kurtit jeton dhe punon në Beograd, derisa të martën është arsyetuar se problemi me gjuhën ka sjellë në deklarata të tilla, të cilat janë nxjerrë nga konteksti.

“Cili është motivi apo shtysa mbrapa e deklaratës? Kush e shtini Banen me tha qata?”, ka pyetur Gashi në ‘Politiko’.

“Askush sepse ne e dijmë se kjo informatë është e nxjerrë në mënyrë joefektive. Jam kanë i informuar se ekziston ajo mundësia sepse i kam dëgju politikanët e Serbisë, por është nxjerrë nga konteksti”, ka thënë Kërstiq.

Ndryshe, gazetari serb i ka kërkuar falje Rita Knudsen Augestad, gruas së kryeministrit të vendit, duke thënë se deklarata e tij është keqinterpretuar. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.