
Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” komentoi ndërtimin e urës mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës e cila u përurua gjatë ditës së djeshme nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci.
Hamza tha se është mirë që është ndërtuar ajo urë për shkak se urat bashkojnë njerëy, por ai tha se ajo urë nuk do të mund të ishte e realizueshme pa të.
Hamza tregoi se kur kishte qenë kryetar komune në Mitrovicë, ishte vizituar nga kryeministri Kurti dhe se kishin biseduar për shumë çështje, por veçanërisht për urat mbi lumin Ibër. Ai tha ura mbi lumin Ibër, ishte projekt i komunës së mitrovicës dhe ishte financim nga ajo.
Hamza tregoi se edhe lejen e ndërtimit e ka dhënë vetë ai, prandaj pa të, ura nuk do të ishte e realizueshme në këtë kohë./Gaztea 10
Deklarata e plotë: