Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Bedri Hamza: E kemi pa një Qeveri që ka premtu shumë, por që ka realizu pak

Gazeta10
18 December 2025 - 22:36

Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” komentoi qeverinë e fundit nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Hamza tha se kjo qeveri ka pasur shumë kontrata njëburimore, kontrata të cilat janë negociuar në tavolinë dhe ka pasur shumë afera, sidomos me energjinë elektrike. Ai tha se ka pasur probleme edhe me rezervat shtetërore, të cilat nuk ishte dashur të preken.

Hamza tha se është folur për shumë çështje por në fakt ka pasur vetëm përkeqsim dhe aspak përmirësim në shumë prej atyre që i kanë premtuar.

Hamza komentoi edhe sanksionet të cilat Kosova i ka marrë nga BE dhe ShBA, ku tha se Kosova qe 2 vite ka pasur një bllokadë dhe është dëmtuar jashtëzakonisht shumë dhe nuk ka pasur aspak avancim./Gazeta10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.