Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërstiq: Në fillim, Vuçiqi nuk ka qenë i informuar për Banjskën

Gazeta10
07 December 2023 - 21:04

Gazetari serb, Branislav Kërstiq, i ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadiku”, duke diskutuar mbi vendimin e Interpolit për Radojiçiqin ka thënë se në veri me këtë vendim nuk ndryshon asgjë.

Ai tutje tha që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq se nuk ka qenë i informuar për sulmin në Banjskë.

“Sipas burime nderkombëtare dhe atyre në Kosovë dhe Serbi, Vuçiqi nuk ka qenë i informuar në fillim që dikush është duke organizuar sulmin në Banjskë”, ka thënë gazetari Kërstiq.

Ai tutje tha që pavarësisht a është Radojiçiqi në burg apo jo situata në veri nuk ndryshon.

I pyetur nëse ka mundësi që të përseritet rasti i Banjskës, Kërstiq tha që nuk mund të përseritet një Bannjskë tjetër. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.