
Gazetari nga veriu i Mitrovicës, Branislav Kërstiq ka thënë në debatin në Politiko se në pjesën veriore të Mitrovicës, se shteti i Kosovës nuk e ka obliguar asnjë television që të transmetoj kanelet televizive edhe në veri.
Sipas Kërstiq, në veri nuk transmetohet as Radio Televizioni Publik i Kosovës, RTK-ja, shkruan Gazeta10.
“3% e serbëve të veriut i përcjellin lajmet dhe debatet. Portalet e kanë opsionin në gjuhën serbe. Shumica e njerëzve janë duke lexuaer lajme. Kur flas për televizione, ai është problem i shtetit të Kosovës. Asnjë kompani nuk është e obliguar me Ligj të transmetoj dy ose tri televizione të shtetit të Kosovës nga Prishtina në veri. As RTK-ja. Këto janë gjëra që duhet të flasim, jo targat”, tha Kërstiq në Politiko. /Gazeta10