Gazeta10

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Shprehim keqardhje që marrëveshjet e arritura nuk kanë gjetur zbatimin e premtuar 

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka përshëndetur takimet e sotme në Bruksel mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Albin Kurtit e Aleksandar Vuçiqit. 

Teksa, ka shprehur keqardhje për moszbatim të marrëveshjeve të arritura. 

“KASh shpreh keqardhjen që marrëveshjet e arritura deri tani ndërmjet dy vendeve nuk kanë gjetur zbatimin e premtuar, duke ushqyer rritjen e mosbesimit dhe të tensioneve përkundër qëllimit të këtij dialogu”, ka shkruar KASh. 

Ky Këshill e ka theksuar rëndësinë e rivitalizimit të dialogut, si dhe angazhimin e të dyja palëve për një marrëveshje përfundimtare. 

“KASh thekson rëndësinë që ka rivitalizimi i dialogut që po zhvillohet me mbështetjen e BE-së dhe ShBA-së dhe veçanërisht angazhimi vullnetmirë i të dy palëve për një marrëveshje përfundimtare që do t’i jepte fund agonisë së pasigurisë e do të nxiste përparimin e të 2 vendeve dhe Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian”./Gazeta10 

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë