Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Këshilltari i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, dëshmitari i radhës në Speciale në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
17 September 2025 - 11:50

Paul Williams, profesor i Universitetit Amerikan në Washington dhe ekspert i së drejtës ndërkombëtare, është dëshmitari i radhës në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Ai ka qenë këshilltar për delegacionin e Kosovës në Rambuje të Francës në vitin 1999, kur negociohej përfundimi i luftës.

Amerikani Williams kishte punuar pa pagesë për këshillimin e delegacionit kosovar në Rambuje, në shkurt dhe mars 1999.

Ai pritet të dëshmojë për procesin e vendimmarrjes së delegacionit kosovar, diskutimet e brendshme, komunikimet e tij me Thaçin, etj.

Williams kishte punuar për dy vjet në Departamentin amerikan të Shtetit dhe merrej me çështjet e shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik dhe ish Jugosllavisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.