Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Këshilltari i ish-presidentit: Thaçi e mendoi tërheqjen nga politika pas akuzave të Dick Martyt

Gazeta10
10 April 2023 - 22:00

Publikimi i raportit të Dick Martyt që ngjalli polemika të shumta në Kosovë, bëri që aso kohe ish-kryeministri Hashim Thaçi ta mendonte edhe tërheqjen e tij nga skena politike.

Pretendimet për trafikim të organeve nga ish-ushtarët e UÇK-së ishin momente të pakëndshme për Thaçin dhe ekipin e tij të atëhershëm.

Saqë detyroi Thaçin që pas publikimit të këtij lajmi të kontaktonte me fillim mbikëqyrësin e pavarësisë së Kosovës Pieter Feith si dhe ambasadorët e huaj në Prishtinë, shkruan Gazeta10.

Kështu deklaroi në Politiko në Kanal10, ish-këshilltari i Thaçit, Ismail Syla teksa e përshkroi momentin e parë pas publikimit të prestigjiozes “The Guardian” për akuzat e trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Por, një largim të tillë të Thaçit nga politika nuk ia propozuan amabsadorët, por i thanë se s’do “jesh i izoluar nga ne.”

“Ka qenë një titull bombë. Ka ndikuar në mënyrë globale. Dhënia e këtij lajmi ka qenë shumë i rëndë. Dëmi që e ka bërë titulli, edhe sot The Guardian nuk heq dorë tamam. Aso kohe kryeministri Thaçi ka qenë para një dileme. Kontakti i parë i tij ka qenë me Pieter Feith ka qenë kryeambasador dhe amabsadorët e QUINTit, me idenë e qartë ‘Unë e di cka dmth kjo, unë s’mund ta bëjë punën time e ju të më shikoni me një sy tjetër’. Saktësisht ka thënë, e ka menduar edhe tërheqjen nga skena politike.”, u shpreh Syla tutje në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.