Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pas takimeve në Bruksel, këshilltari i Kurtit e ofendon Borrellin, e quan “bordel” 

Gazeta10
18 August 2022 - 18:30

Këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha, ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimeve të sotme në Bruksel. 

Hoxha nëpërmjet një postimi në Facebook, e ka quajtur Përfaqësuesin e BE-së “bordel”, transmeton Gazeta10. 

“Bordel gjithnjë është pa mendim”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se, sot në Bruksel janë takuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtij takimi, për media nuk është deklaruar asnjëri nga liderët. Teksa, konferencë për medie ka dhënë Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ka thënë se nuk do të dorëzohen deri të gjendet një zgjidhje.

Kanal10 nga burime të saj ka mësuar se Kryeministri Kurti është nisur për t’u kthyer në Kosovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.