Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këshilltarja e Kurtit e sqaron foton me shefin e BIA-së serbe, Arifin e quan bashkëpunëtor të Vuçiqit

Gazeta10
22 June 2023 - 19:12

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit të vendit, Albin Kurti ka reagaur pas publikimit të një fotografie nga kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi kua ajo shihet së bashku me shefin e BIA-së serbe, Aleksandër Vulinin.

Sinani ka thënë se Arifi ka marrë detyra të reja, që nënkupton delegjitimimin e insitituticoneve shtetërore të Kosovës, shkruan Gazeta10.

‘’Vazhdojnë paraqitjet e turpshme të kryetarit të Komunës së Preshevës nëpër studiot televizive në Kosovë e Shqipëri. Në paraqitjet e tij skandaloze, Shqiprim Arifi, në mungesë totale të një koncepti të qartë qeverisës, zhvillimor e social për qytetarët e komunës së Preshevës, detyrë për të cilën i lartëpërmenduri e ka marrë nga kontrabandimi i pushtetit në vitin e kaluar, ka marrë detyra të reja. Detyra këto, të cilat rastësisht apo jo përputhen plotësisht me agjendën e qeverisë autokrate të Serbisë, e që është delegjitimimi i institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.’’, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë si njëjti ka tentuar ta shpërlajë figurën e tij si bashkëpunëtor i afërt i strukturave politike të Brogradit duke publikuar këtë fotografi të saj.

“Por, duke u rikthyer në kohë e në ngjarjet politike sidomos të viteve të fundit në Luginë të Preshevës, është vështirë e besueshme të jenë rastësi. Së fundmi, kryetari i Komunës së Preshevës në një televizion nacional në Prishtinë, i kompleksuar nga të qenurit bashkëpunëtor i afërt i strukturave politike e parapolitike në Beograd, tentoi që me disa fotografi ku shihem unë dhe Aleksandar Vulini, të shfajësoj dhe shpërlajë figurën e tij enigmatike.’’, ka shkruar ajo.

Ajo tutje e shpjegon se si ndodhi i tërë rasti ku ajo u fotografua me Vulinin.

“Në shënimin e ditës së refugjatëve, në kampin e përqëndrimit, unë kam marrë pjesë në cilësinë e kryetares së Komunës së Preshevës, në prezencën edhe të shumë ambasadorëve, e në të cilën ngjarje ka qenë prezent edhe Aleksandar Vulin, atëkohë Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ngjarje kjo e vitit 2017 dhe e cila është bërë publike që në ditën që është shënuar dita e refugjatëve, e unë kam qenë e ftuar si kryetare e Komunës, e cila ka investuar në përmirësimin e kushteve të qendrimit në kampin e refugjatëve nga Siria dhe Lindja e Mesme. Në po të njejtin vit, ku presidenti i atëhershëm dhe aktual, Aleksandar Vuçiq kishte shprehur keqardhje për shkarkimin e Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës. Sipas Aleksandar Vuçiq, me ndërhyrjen dhe direktivat e Prishtinës dhe Tiranës, në Komunën e Preshevës ishte shkarkuar një njeri të mirë i gatshëm dhe bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm i Beogradit.’’, shkroi ajo.

Tutje ajo ka thënë se sa është bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm i Beogradit, Shqiprim Arifi po e dëshmon vet çdo ditë e më shumë.

“E vetëdijshme se as ky reagim, e asnjë gjendje tjetër faktike nuk shëron komplekset e Shqiprim Arifit, për të cilin historia po i rezervon një vend të veçantë. Vend për të cilin Shqiprim Arifi denjësisht do t’i konkuroj shumë figura të turpshme të kombit shqiptar.”, shkroi ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.