Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kështu do të duket Prishtina pas transformimit të bulevardit “Xhorxh Bush”

Gazeta10
13 January 2024 - 14:04

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama ka prezantuar Projektin për Transformimin e Bulevardit “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Bulevardi i Kryeqytetit, sipas kryetarit Rama, do të shndërrohet në një hapësirë urbane bashkëkohore e cila reflekton nevojat e qytetarëve, promovon një stil të jetës së shëndetshme, më shumë gjelbërim e ajër të pastër.

Duke qenë i tillë, projekti do të jetë një shembull i zhvillimit të qëndrueshëm. Me materiale të qëndrueshme e gjelbërim, sheshi do të mundësojë Prishtinës të merr frymë dhe do të stimulojë njerëzit të marrin pjesë më aktivisht në jetën e qytetit.

Njëkohësisht, projekti synon të rivlerësojë trashëgiminë arkitektonike të Prishtinës duke bërë protagonistë të projektit Hotelin Grand, ndërtesën e RTK, Bibliotekën Universitare “Pjetër Bogdani” dhe Katedralen “Nënë Tereza”, ndërtesa të cilat shihen si përbërësit kryesorë të skenografisë urbane në këtë ndërhyrje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.