
Janë shpallur rezultatet e zgjedhjeve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.
Në krye të qendrës është zgjedhur deputeti Armend Muja, teksa Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Arjeta Fejza dhe Kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Lorik Hysenaj.
LVV, gjithashtu ka falënderuar anëtarët dhe aktivistët për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshm.
“Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurëse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:
Kryetar i qendrës është zgjedhur, Armend Muja.
Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Arjeta Fejza.
Kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Lorik Hysenaj.“, thuhet në njoftim./Gazeta10