Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këta janë dy të dyshuarit që therën për vdekje 41-vjeçarin në Fushë Kosovë

Gazeta10
13 February 2023 - 11:36

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në familjen Hamiti në Prishtinë. Familjari i tyre, Arsim Hamiti u ther për vdekje me thikë rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë.

Fatkeqësisht 41-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe u dërgua në Emergjencë pa shenja jete, ku u konfirmua vdekja e tij. Policia e Kosovës tashmë ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se dy personat që u arrestuan si të dyshuar për këtë rast janë Atdhe Musliu dhe Labinot Bajrami, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “Vrasje”.

Musliu dhe Bajrami janë prangosur në hyrje të Vushtrrisë, ku Policia i ka kapur në flagrancë derisa po tentonin t’ia mbathnin, për t’iu shpëtuar arrestimit.

Për arrestimin e tyre ka njoftuar edhe Policia, me ç’rast u bë e ditur se është sekuestruar thika që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40, kur viktima u sulmua me thikë dhe pësoi lëndime të rënda trupore.

 Ai u gjet i shtrirë në tokë nga Policia dhe më pas u dërgua menjëherë në Emergjencë. Në spital vetëm u konstatua vdekja e tij, kurse trupi i pajetë u tërhoq për t’u dërguar në IML për obduksion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.