Manchester City po përballet me shumë lëndime në këtë fillim të edicionit.
Goditja e fundit për kampionët në fuqi të Anglisë ishte lëndimi i rëndë i Rodrit, i cili e humbi sezonin.
Në sfidën hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Interit, nga fusha i lënduar doli edhe Kevin De Bruyne.
Por, lëndimi i mesfushorit belg nuk është edhe aq serioz.
Mediat në Angli raportojnë se De Bruyne pritet të rikthehet në fushë brenda pak javësh, teksa data ende nuk është bërë e ditur.
Ndryshe, kontrata e 33-vjeçarit me Cityn skadon në fund të këtij edicion dhe me shumë gjasë ai po kalon muajt e fundit në “Etihad”.