Lajme

KFOR-i dënon ashpër sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok

Gazeta10
30 Nëntor 2024 - 13:44

Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë e ka dënuar ashpër sulmin në tubacionin e ujit në Zubin Potok, në orët e vona të së premtes.

Në reagimin e KFOR-it thuhet se ky sulm pati një ndikim të rëndë në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës.

“Është e rëndësishme që të vërtetohen faktet dhe që përgjegjësit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë.

Tutje në reagim thuhet se personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri në tubacionin e ujit dhe në zonat përreth; për më tepër, KFOR-i ka ofruar të ofrojë asgjësimin logjistik, të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë.

Nga ky sulm nuk u raportua për ndonjë të lënduar.

Ndërkaq sot, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka konfirmuar se lidhur me rastin ka të arrestuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.