Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

KFOR-i italian patrullon në vijën kufitare afër Istogut

Gazeta10
13 March 2023 - 17:22

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR përkatësisht ushtria italiane ka kryer patrullime në vijën kufitare në afërsi të Istogut.

Qëllimi i patrullimit sipas njoftimit, është ruajtja e sigurisë në Kosovë, transmeton Gazeta10.

Ndërsa patrullimi po u bë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

“Njësia e Komandës Rajonale të KFOR-it perëndimor patrulloi vijën kufitare administrative afër Istogut. Aktiviteti u zhvillua nga trupat malore të Ushtrisë Italiane për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në #Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999″, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.