
KFOR do të ketë stërvitje në Kosovë në zonën stërvitore të kampit në Novosellë, raporton Gazeta10.
Kjo stërvitje do të përfshijë staf nga KFOR-i me misionin e Bashkimit Europian për sundimin e ligjit (EULEX).
Po ashtu thuhet se në këtë stërvitje do të bashkëpunohet ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Stërvitja do të përfshijë staf nga KFOR-i dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe do të vendoset në një kontekst të operacionit të reagimit emergjent, ku personeli i KFOR-it do të vazhdojë të operojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, sipas Koncepti i “përgjigjes së parë, të dytë dhe të tretë””, thuhet në njoftimin e KFOR-it. / Gazeta10