Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KFOR-i stërvitet me EULEX-in për kontrollin e turmave dhe trazirave

Gazeta10
29 November 2025 - 22:53

KFOR ka njoftuar se trupat hungareze bashkë me personelin e EULEX’it kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët, duke forcuar kësisoj, edhe më tej bashkëpunimin mes dy misioneve.

KFOR ka njoftuar se, aktiviteti u fokusua në përmirësimin e koordinimit, qëndrueshmërisë dhe marrjes së vendimeve nën presion, duke u mundësuar ekipeve të rafinojnë taktikat dhe të rrisin ndërveprueshmërinë gjatë situatave të ndërlikuara të sigurisë.

‘’ Stërvitje të tilla të përbashkëta janë thelbësore për të siguruar reagime efektive dhe të mirë-sinkronizuara në mjedise kërkuese — duke mbështetur gatishmërinë e misionit dhe duke kontribuar në një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë’’, thuhet mes tjerash nga KFOR.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.