
Një burrë ka raportuar se në fshatin Zhegër të komunes së Gjilani ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në deponinë e mbeturinave.
Sipas raportit policor, njësitet policore kanë kontrolluar në vendin e ngjarjes ndërsa njësitet për deminim KFOR-i ka tërhequr mjetin shpërthyes në mënyre të siguruar.
‘’Zhegër, Gjilan 09.07.2023-09:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne deponinë e mbeturinave te forta ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar’’ , thuhet në raport policor.