Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

KFOR-i vazhdon dërgimin e ushqimit në bazën në veri përmes helikopterëve (VIDEO)

Gazeta10
13 December 2022 - 13:42

KFOR-i po vazhdon dërgimin e ushqimit në bazën e saj në veri përmes helikopterëve, raporton Gazeta10.

Kjo formë e dërgimit po bëhet për shkak se serbët lokal në veri kanë bllokuar rrugët.

Në videon e siguruar nga Kanal10 shihet dërgimi i ushqimit nga ana e KFOR-it.

Kujtojmë se ka disa ditë që në veri janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje dhe nuk janë duke u larguar edhe pasi Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale në komunat veriore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e tjera perëndimore kanë kërkuar heqjen e barrikadave si dhe uljen e tensioneve.

Ekipi i Kanal10 po qëndron në veri duke ju sjellur informacionet më të fundit.

Këtu keni videon:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.