Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

KFOR për sulmin ndaj tyre: U përfshinë njerëz të armatosur e të panjohur, jemi duke hetuar rastin

Gazeta10
26 Dhjetor 2022 - 12:10

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dalë me një reagim për një sulm që ka ndodhur dje afër një patrulle të tij në Zubin Potok., raporton Gazeta10.

KFOR-i thotë se sulmi është kryer nga persona të armatosur dhe të panjohur.

“KFOR-i po e heton një incident të tërthortë zjarri më 25 dhjetor, në afërsi të një patrulle të KFOR-it. Në incidient ishin përfshirë njerëz të panjohur dhe të armatosur në rajonin e Zubin Potokut”, thuhet në njoftimi, ku bëhet e ditur se nuk ka pasur ndonjë lëndim a ndonjë dëm material.

KFOR njofton se janë planifikuar takime me të gjitha palët, rreth zhvillimeve në veri të Kosovës.

“Përderisa takimet me të gjitha palët janë planifikuar, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të evitojnë retorikën apo veprimet që mund të shkaktojnë tensione dhe ta eskalozojnë situatën”, thuhet në njoftim.

Poashtu në njoftim, KFOR rikthekson se ka rritur prezencën dhe patrullimet në muajt e fundit, dhe fton palët të mos bëjnë shfaqje provokative të forcës dhe të provojnë të gjejnë një zgjidhje për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë../Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.