Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

KFOR publikon videon e stërvitjeve në veri të Kosovës (VIDEO)

Gazeta10
21 December 2022 - 10:18

Misioni i KFOR-it ka publikuar një video të stërvitjeve të tyre në veriun e Kosovës, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e tyre thuhet se KFOR i udhëhequr nga NATO ka kryer një sërë stërvitjesh gjatë ditëve të fundit në veriun e Kosovës.

Këto stervitje janë bërë për t’i testuar kapacitetet e veta për vazhdimin e sigurimit të një ambienti të sigurt dhe të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Më tej, në njoftim thuhet se këto aktivitete janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me akterët kryesor të zonës në përputhje me mandatin e KFOR-it të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillitë të Sigurimit.

Këtu keni postimin e plotë:

“Gjatë ditëve të fundit, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO zhvilloi një sërë stërvitjesh në veri të Kosovës për të testuar kapacitetet e veta për të vazhduar sigurimin e një ambienti të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë

Këto aktivitete u realizuan në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me akterët kryesorë të zonës dhe në përputhje me mandatin e KFOR-it në OKB bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Kujtojmë se në veriun e Kosovës ka një numër të barrikadave me të cilat kanë bllokuar rrugët serbët lokal.

Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.