Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Kiara: E meritoj finalen kam bërë më shumë se Efi

Gazeta10
03 April 2023 - 13:43

Në spektaklin e së shtunës në Big Brother VIP Albania u rikthyen katër banorë të eliminuar, shkruan Gazeta10.

Efi Dhedhes, Kiara Tito, Ronaldo Sharka dhe Bledi Mane , janë konkurrentët më të votuar që hynë sërish brenda shtëpisë.

Megjithatë, vetëm një nga banorët e rikthyer mund të shkojë në finale dhe Kiara mendon se e meriton ajo këtë vend.

Gjatë një bisede me Ronaldon, prezantuesja tha se ka sakrifikuar më shumë dhe se nuk krahasohet me Efin.

“Unë kam kaluar më shumë kohë këtu brenda, kam bërë më shumë gjëra, kam bërë më shumë sakrificë dhe s’e krahasoj dot. Ajo ka të drejtën e saj të mendojë që do shkojë në finale”, tha Tito.

Moderatorja ndërkohë është kthyer në shtëpi një javë pasi doli, në nominimin që ishte kokë me kokë me Olta Gixharin.

Kjo e fundit po ashtu kërkoi daljen nga shtëpia për shkak të mallit që kishte për djalin e saj, Amarin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.