
Deputetja Dorsa Kica-Xhelili po vlerëson se është jetike që Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të monitorojnë intensivisht lajmet që jepen këto ditë.
“Dezinformimi i shërben destabilizimit dhe cënon sigurinë dhe rendin publik e sidomos kur citohen media jokredibile serbe, prandaj duhet të parandalohet dhe luftohet.
Policia e Kosovës dhe institucionet tjera publike duhet të jenë sa më të hapura me mediat lokale për të demantuar çdo informatë të paverifikuar”, ka theksuar ajo në reagim.