
Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida u shpreh shumë i lumtur me arritjen e skuadrës së tij.
“Jemi shumë të lumtur, kemi punuar çdo ndeshje, pa u ndalur, dhe në fund siguruam daljen në Evropë.” – tha ai.
Ai tutje potencoi se kjo arritje ka qenë shumë e vështirë, derisa tregon edhe situatën me lojtarët pas përfundimit të sezonit.
“Sezoni ka përfunduar tashmë, Ilir Mustafa është larguar nga klubi, derisa gjithë lojtarët tjerë janë nën kontratë” – shtoi ai.
Malisheva ka siguruar Evropën për herë të parë në histori, duke u kualifikuar nga vendi i katërt.