Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Kjo është finalistja e tretë e BBVA

Gazeta10
26 April 2023 - 9:03

Është shpallur tashmë zyrtarisht edhe finalisti i tretë i spektaklit shumë të shikuar, Big Brother Albania 2, shkruan Gazeta10.

Deamishel është banorja e cila fitoi votat e publikut në një televotim për të preferuarin ku të nominuar ishin: Dea, Qetësori, Nia dhe Kristi.

Dea e cila me profesion është arkitekte por njihet më shumë si moderatore e Top Channel, është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, që në ditën e parë të spektaklit më 24 dhjetor 2022.

Përndryshe, finalen e madhe e kanë siguruar edhe banorët Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 2 do të mbahet të shtunën e datës 6 maj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.